Arsenalin e fiton derbin ndaj Manchester United

Arsenali e ka filluar 2020-ën në mënyrën më të mirë duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester United. Kjo është fitorja e parë e Mikel Artetas dhe vije kundër një kundërshtari që është rival i Arsenalit për top katër, Manchester United

Dy gola kanë qenë të mjaftueshëm për Arsenalin duke filluar me këmbë të mbarë vitin 2020.

Një ndeshje që Arsenali arriti që ta menaxhonte mirë deri në fund të takimit, pavarësisht se kishte probleme përsëri në pjesën e dytë ku United nuk arriti që ti shfrytëzonte disa mundësi të mira për takim.

Golat i shënuan në pjesën e parë Nicolas Pepe dhe Sokratis Papastathopoulos.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngritët në pozitën e 10-të me 27 pikë, kurse Manchester United tash do të këtë 4 pikë më pak se Chelsea që është në vendin e katër, pra 31 pikë