Ligji që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet pritet të ndryshohet

Nga 1 janari vitit 2018, qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të blejnë nga vendet tjera automjete më të vjetra se 10 vjet.

Kjo pasi që deputete e atëhershëm votuan një ligj i cili ndalonte importimin e tyre.

Por shumë shpejt një gjë e tillë mund të ndryshohet.

Qeveria e Kosovë është duke bërë gati një propozim i cili do të lejojë importimi e veturave të vjetrave.

E kushti i vetëm është që ato të jenë në gjende të rregullt.

Mirëpo, akciza për këto vetura do të jetë dy herë më e lartë se veturat që janë më të reja se 10 vjet.

Ky ndryshim po shihet si i nevojshëm nga njohës të komunikacionit.

Por Nol Deda, ekspert i komunikacionit ka një kërkesë nga Qeveria e Kosovës nëse i lejon importimin e veturave të vjetra.

“Ajo që është shumë e nevojshme për Kosovën është ndryshimi i Tarfiave doganore për doganimin e automjeteve që ka me luajt rolë të rëndësishme që qytetari jonë mos me ble 12 vjecarin por me ble 6 vjecarin kjo është kur të bëhet barazimi i tarifave doganore si për 12 vjecarin ashtu për 6 vjecarin”, thotë ai

Sipas tij veturat e vjetra janë ndër ndotësit më të mëdha të ajrit.

“Se çdo veturë sa më e vjetër që është eficiencën e djegies së karburanteve e ka më të dobët dhe shkarkimin e gazrave djegës e rritë gradualisht më kalimin e vjetëve, që do të thotë sa më të vjetra të jenë veturat ndikimi i tyre në mjedis më shkarkimet në ajër i kanë më të mëdha”, Zeqir Veselaj.

Sipas të dhënave që ka siguruar Tëvë 1 nga Dogana e Kosovës nga janari i këtij viti e deri në fund të marsit në Kosovë janë importuar afro 5 mijë vetura.

Ku 4 mijë prej tyre janë vetura të përdorur kurse 700 janë vetura të reja.

Vlera e këtyre veturave të importuar për tre muaj arrin në mbi 16 milionë euro përfshirë këtu doganën, akcizën e TVSh-në.