Malishevës i shtohen goxha veteranë me pagesë (VIDEO)

Në fillimvit ishin 335.

Por kah fundi i 2021-ës, numri i veteranëve që përfitojnë pensione në Komunën e Malishevës u bë 346.  Megjithëkëtë, nuk është se 11 malishevasit aplikuan rishtazi për ta marrë statusin e veteranit.

Kjo po thuhet se u bë e nevojshme për ta meqë të njëjtit mbetën të pa punë.

Kryetari i organizatës së veteranëve të Malishevës, Metush Kryeziu, tha se disa prej tyre që kanë arritur moshën 65 vjeçar dhe nuk kanë mundur të marrin pensionin e plotë të pleqërisë, kanë aplikuar që të marrin pensionin e veteranit meqë është jepet një shumë më e madhe parash.

Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës mbi 36 mijë persona marrin pension si veteranë të UÇK-së, ndërsa numri i tyre u rrit edhe në Komunën e Suharkës, Deçanit e Klinës.