Ende asnjë gjurmë e 68-vjeçarit nga Klina që u zhduk para tre muajsh (VIDEO)

E kërkuan në krejt Kosovën. Por, asnjë gjurmë e Kadri Gashit nuk u gjet tash e 3 muaj.

68-vjeçari e lëshoi shtëpinë e tij në Sferkë të Klinës në dhjetor të 2021-ës, për t’u mos u parë më nga askush.

Vëllai i tij thotë se i njëjti nuk kishte ndonjë sëmundje të harresës dhe nuk është se dilte shpesh nga shtëpia, derisa informacione për vendndodhjen e tij nuk ka as policia.

Familja ka kërkuar nga qytetarët që nëse hasin në familjarin e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit 045-846-681.