Policia Arreston 7 Persona Në Këtë Fshat Të Malishevës

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Vërmicë të Malishevës ka arrestuar dy herë nga tre persona meshkuj të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes në këtë kohë të pandemisë, njofton malisheva.net

Sipas njoftim të policisë të arrestuarit, me urdhër të prokurorit janë si të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës rreth këtyre dy rasteve:

“Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt