Një polic (Sami Thaçi) ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të një bombe në fshatin Zhur të Prizrenit.
Njësia Speciale e PK-së, konkretisht anti-droga, zhvilloi një aksion në shtëpinë e Iran Badallit, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë.
Mirëpo, përpos vdekje së Sami Thaçit, edhe një polic tjetër ka marrë lëndime të rënda.
Indeksonline mëson se Artur Mrasori dyshohet se ka mbetur i verbuar, pasi u dërgua në QKUK.
A.Mrasori
Vlen të theksohet se nga shpërthimi i mbrëmshëm i lënduar ka mbetur edhe fëmija 12 vjeçar i të dyshuarit.