Majlinda Kelmendi nga sot qëndron e ngritur në shtatore në Pejë (VIDEO)

Ishte e para që i solli shtetit të ri një medalje olimpike, edhe atë të artë.

E pos kësaj, për shkak të Majlinda Kelmendi, u lartësua flamuri i Kosovës, në Rusinë jomiqësore.
Xhudistja ndër më të mirat në botë, i solli Republikës së saj edhe shumë gëzime tjera, njofton Klan Kosova.

Duke qenë kështu, ajo u nderua në një mënyrë të pazakonshme deri tashti.

Kelmendi është e para në shtetin e Kosovës që për së gjalli i bëhet statujë.

Figura e saj u përurua në qendër të parkut në Pejë.