Si u kap i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë – gjithçka që dihet deri tani

Mbrëmja e sontme ishte e kobshme për familjen Islamaj, pasi vëllezërit Blerimi dhe Haxhiu u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj,

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.

Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.

E për t’u dorëzuar, i dyshuari kishte një kërkesë ndaj zyrtarëve policor. I dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për t’u trajtuar.

Ndryshe, informatat e para nga organet e rendit janë se i dyshuari është Gjon Gjokaj megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.