Ja kur Zenun Elezaj do ta merr mandatin e Kryetarit të Klinës për herë të dytë

Me 7 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, do të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit Komunal Klinë.
Në këtë seancë do të bëhet zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit si dhe marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.
Ndryshe, ky është mandati i dytë i Zenun Elezajt që drejton Komunën e Klinës.
Elezaj në zgjedhjet lokale, në raundin e parë shkoi ne balotazh me kandidatin e PDK-së, Esat Racin.