22 vjet nga masakra e Likoshanit dhe Çirezit (VIDEO)

Arbnor Hasani ishte 4 vjeç kur ushtarët serbë më 1998 i vranë e masakruan gjyshin e tij Hasan Hasanin, nga fshati Likoshan, si edhe 19 civilë të tjerë.

Por tash e 22 vjet, ky nuk e harron kontributin e bashkëvendësve të tij dhe të atyre nga Çirezi për lirinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në mesin e të rënëve ishte edhe Rukije Nebihu, e cila atëkohë ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Familjarët e saj në Gllobar të Drenasit, thonë se nuk dinin se e bija u ishte vrarë, pasi fillimisht iu ishte thënë se ajo vetëm ishte plagosur.