Osmani dorë për dorë me Biden, del fotografia nga pritja presidenciale në Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju Jork, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.

Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.

Osmani udhëtoi të dielën për në Nju Jork, ku pati takime me liderë botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidentja është ftuar që të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.