Nesër në nder të Pavarësisë së Kosovës, në Klinë mbahet Turniri i Shahut

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vendin tonë do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Edhe në Klinë, do të festohet në mënyra të ndryshme, kjo datë e rëndësishme. Në këtë komunë me datë 11.02.2023 në orën 12:00 do të mbahet Turniri i Shahut.
Kjo garë do të zhvillohet në objektin e CITADALA-s në qytet.