Kërcënohet një polic në Pejë gjatë inspektimit të lokaleve për masat antiCOVID

Në rrugën “Medlin Obrajt” në Pejë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kërcënuar një polic,

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Pejë ka kuptuar se zyrtari policor ka qenë në kryerje të detyrës së bashku me inspektorët komunal duke inspektuar lokalet sipas planit operativ për zbatimin e masave kundër pandemisë COVID-19.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e tilla ku polic kërcënohen gjatë kryerjes së detyrave janë shpeshtuar këto ditë në vendin tonë.