Me një përmbysje spektakolare, Real Madridi mposht Sevillën – vë njërën dorë mbi titull

Real Madridi ka arritur të marrë tre pikë në derbin me Sevillën në fitoren 3-2 që u luajt në kuadër të javës së 32-të.

Pas vetëm 21 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ivan Rakitic, që i dha zemër skuadrës së tij.

Vetëm katër minuta më vonë, Eric Lamela shënoi për 2-0, me një asistim nga Jesus Corona.

Me këto dy gola, 45 minutat e parë përfunduar dhe skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Por në pjesën e dytë, Los Blancos u rikthyen fuqishëm dhe shënuan tre gola.

Goli i parë u realizua nga Rodrygo në minutën e 50-të, me një asistim të Dani Carvajal.

Derisa ndeshja po shkonte nga fundi, madrilenët mblodhën fuqitë dhe ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2 me golin e Nachos, ndërsa Carvajal ishte sërish asistuesi.

Nuk kishte se si të ishte ndryshe, Karim Benzema ishte sërish aty për ta ndihmuar skuadrën dhe shënoi për 3-2 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 32-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 75 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të do të kenë punë me Osasunan.

Mund të thuhet se matematikisht, Sevilla është jashtë garës për titull, ndërsa Barcelona ende ka shpresa, por që do i duhet një mrekulli për ta kaluar Real Madridin në renditjen tabelare.

SHARE