Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 59 vjeçarin nga Mitrovica të zhdukur që nga 1 tetori

Që nga 1 tetori i këtij viti kur ishte raportuar si i zhdukur nga familjaret, ende nuk dihet agjë për fatin e 59 vjeçarit Faik Zeqiri, nga fshati Kutllovc, komuna e Mitrovicës.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të lëshuar nga policia atje në të cilën bëhet e ditur se hetuesit policorë në vazhdimësi janë duke e kërkuar atë.

Policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur këtë person si dhe ka lënë një numër kontakti.

Njoftimi i plotë:

Me datën 1 tetor 2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur.

Që nga data e raportimit, hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.

Mbi bazën e këtyre rrethanave, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823

Person i zhdukur, ka flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi.

SHARE