​Biden: Nëse Putin përdorë armë kimike, do të përgjigjemi

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot në Bruksel se vendi i tij do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigjja do të varet nga situata.

“Pra, ju keni paralajmëruar për kërcënimin e vërtetë të përdorimit të armëve kimike. A keni mbledhur inteligjencë specifike që sugjeron se presidenti Putin po i vendos këto armë, po i vendos ato në pozicione apo po shqyrton përdorimin e tyre? Dhe a do të përgjigjeshin SHBA ose NATO me veprime ushtarake nëse ka përdorur armë kimike?”, pyeti Associated Press presidentin amerikan gjatë konferencës së tij për shtyp.

Biden u përgjigj se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por shtoi për çështjen e armëve kimike: “Ne do të përgjigjeshim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”.

Më herët sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të përforcojnë sistemet e mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla në Ukrainë, transmeton CNN.

SHARE