Rritet numri i të shtrirëve me Covid 19 në Infektiven e QKUK-së, një paciente në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. 43 persona tashmë të rezultuar pozitiv me koronavirus janë të hospitalizuar.

Nga ta, 22 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi si dhe ni pacient tjetër është në përkujdesje intensive. Si dhe ni pacient tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky është njoftimi i plotë:

Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 15/06/2020, gjinden të hospitalizuar 57 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 43 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: nga 43 raste të infektuar me Covid 19, 20 raste janë në gjendje stabile.

 Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.  

Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdejse intensive.  

Jemi në pritje të rezultateve për 13 raste, ndersa 1 rast i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid 19 vazhdon trajtimin në klinikë.