KATËR PROJEKTE TË REJA PO REALIZOHEN NË KLINË

Asfaltimi i rrugës Klinë – Gurrakoc, ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin Pejë-Prishtinë-Klinë, ndërtimi i tribunave të stadiumit të qytetit “18 Qershori” dhe rregullimi i varrezave t qytetit janë katër projektet e reja që ka filluar Komuna e Klinës.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve në këto projekte, të cilat priten të përfundojnë shumë shpejt, sot ishte Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili ka kërkuar nga kompanitë kontraktuese që punimet në këto projekte shumë të rëndësishme të përfundojnë në afate sa më të shkurta dhe me cilësinë adekuate.
Ai theksoi se asfaltimi i rrugës Klinë-Gurrakoc dhe ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin që lidhe Klinën me Pejën dhe Prishtinën, janë projekte shumë të rëndësishme që mundësojnë një qarkullim rrugor më të sigurtë dhe më të lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Po ashtu, kryetari Elezaj ka kërkuar edhe nga kompania kontraktuese për ndërtimin e tribunave të stadiumit, që punimet të përfundojnë para fillimit të sezonit të ri futbollistik, në mënyrë që qytetarët e Klinës të kenë mundësi të i përcjellin futbollistët e Dukagjinit në numër më të madh.

SHARE