Ky është polici kosovar që u vra aksidentalisht nga kolegu i tij

Një polic i Kosovës ka vdekur sonte pas plagës që mori nga arma.

“Jepi zë” mëson se polici që mori plagë u dërgua në Emergjencë në QKUK, por nuk arriti të shpëtojë.

Gazeta mëson se rasti ka ndodhur aksidentalisht, ndërkaq i vdekur ka mbetur Lirim Haxholli. Ai dyshohet se u qëllua padashje nga kolegu i tij.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës.