EKSKLUZIVE: Kosovës i bashkohet edhe një super yll në futboll

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

Ai është takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ku është zgjidhur gjithçka dhe do të jetë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Gazeta Express ka siguruar edhe kontratën ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.

Me Hannoverin gjerman, Muslija ka kontratë deri në qershor të vitit 2022

SHARE