Mehaj: Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat, këtë duhet ta ndryshojmë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se duhet ndryshuar mendimi se ushtria është për burra e jo për gra.

Sipas tij, integrimi i grave në siguri është çështje e rëndësishme.

“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… Integrimi i grave në sektorët e sigurisë është çështje e rëndësishme, do të ishte iluzion po të besonim se do të kishim stabilitet afatgjatë pa i përfshirë gratë”, ka thënë Mehaj në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Mehaj tha se kontributi i grave, qoftë në luftimet e UÇK-së, por edhe si mjeke, apo si gra në role të ndryshme për të ndihmuar shtetin, ka qenë i madh.

“Gratë kanë qenë ato që kanë vuajtur më së shumti. Numri i viktimave ishte rreth 20 mijë që janë dhunuar dhe 12 mijë shtëpi që janë djegur 1.6 mijë perona që janë zhdukur”, ka shtuar ai.

Ministri tha se nuk mjaftojnë vetëm ligjet, por duhet një sistem në drejtësi, duke shtuar se shumë krime të bëra në Kosovë, nuk janë dënuar.