E aderuara nga Nisma bëhet deputete në debutimin e saj në AAK

Gruaja e të fuqishmit të Suharekës, deputetja e radhës e Ramush Haradinajt, Albana Bytyqi është deputetja e fundit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ajo ju bashkua partisë se Ramush Haradinajt në zgjedhjet e fundit së bashku me Haxhi Shalën, ndryshe i njohur si “komandant TOPI”, nga partia e Fatmir Limajt (NISMA Social Demokrate), ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për vite me radhë si kryetare e gruas në Suharekë në partinë e këtij të fundit, 

Përkrahësi i madh në karrierën e saj flitet të jetë bashkëshorti i saj, biznesmen i fuqishëm në rajonin e Suharekës, Jetmir Bytyqi, pronar i kompanisë së mirënjohur “CAPITAL INVEST”, e cila merret me prodhimin e betonit dhe zhavorrit qa shërbejnë për shtrimin e autostradave.

Bëjmë të ditur se Albana Bytyqi ka mbajtur numrin 57 në listën e kandidateve për deputet në partine e Ramush Haradinajt, duke u renditur gruaja e 3-të, më e votuar në AAK me 4420 vota.