Një gol për babën që e la të vogël – dedikimi i Manajt për njeriun e zemrës që humbi jetën në luftën e Kosovës

Arb Manaj ka qenë foshnje kur babain e tij e vranë në luftë. I rritur në Klinë nga nëna e tij dhe me fotografitë e babait, i cili ishte 25 vjeçar kur u vra nga forcat serbe, Arbi, si shumica e fëmijëve të pasluftës në Kosovë, pasion e kishte futbollin.

Një gol për babën që e la të vogël – dedikimi i Manajt për njeriun e zemrës që humbi jetën në luftën e Kosovës
June 2, 2019

Arb Manaj ka qenë foshnje kur babain e tij e vranë në luftë. I rritur në Klinë nga nëna e tij dhe me fotografitë e babait, i cili ishte 25 vjeçar kur u vra nga forcat serbe, Arbi, si shumica e fëmijëve të pasluftës në Kosovë, pasion e kishte futbollin.

Talenti dhe pasioni bënë që ky futbollist tashmë 20 vjeçar, të merret profesionalisht me futboll, kurse dje për të ishte ditë e veçantë.

Ai shënoi golin e dytë për Trepçën’89, duke e barazuar rezultatin 2:2, në takimin që ekipi mitrovicas e fitoi ndaj Vëllaznimit dhe siguroi mbetjen në Superligë të Kosovës edhe për një edicion.

Arbi golin ia kushtoi babait të tij dhe këtë e dëshmoi me porosinë që e mbante nën fanellën e klubit, të cilën e tregoi me aq krenari, siç shihet në pamjet që ua sjell Insporti.Tregimi i tij është si i shumë fëmijëve në Kosovë, që lufta i ka lënë pa familjarë dha ua ka rrëmbyer fëmijërinë normale.

Por, vullneti dhe karakteri i tij duhet të jenë model për të rinjtë në Kosovë dhe jo vetëm.Për ndeshjen e djeshme dhe për futbollin e Kosovës ka shumë tregime që nuk i bëjnë nder askujt, por, tregimi i Manajt duhet të jetë inspirimi pse njerëzit e duan futbollin e sportin.