Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të një darke pune, të organizuar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se ky takim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit me partnerin kryesor ndërkombëtar të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para vizitës në Kosovë, Hanrahan ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq