Kryetari Zenun Elezaj, kujton Ismet Rracin në 22 vjetorin e vrasjes

Në njëzetë e dy vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rracit, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, bashkëpunëtorë, familjarë të Ismetit dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule te busti i të ndjerit.

“Ismeti ishte atdhetar që u sakrifikua në rrugën e lirisë e demokracisë. Ai ishte edhe mësimdhënës, që për shumë vite edukoi e mësoi në frymë patriotike shumë breza.
Mungesa e tij është e madhe për qytetin Klinës, por qytetarët e Klinës do të jenë përherë krenarë me veprat e tij, sepse ai la shembuj të mirë për ne se si duhet e punohet për atdhe.
Sot u bënë njëzetë e dy vite që familjarët, qytetarët e Klinës dhe të gjithë ne kërkojmë drejtësi për këtë vrasje enigmatike, prandaj i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të punojnë në ndriçimin e këtij rasti”, ka shkruar Elezaj në postimin e tij në FB.