Kosovare Asllani debuton me fanellën e klubit të Realit

Skuadra e Real Madridit, kategoria e vajzave u mposhtë me rezultat të thellë në 0:4 nga Barcelona.

Pjesë e këtij takimi nga radhët e Realit ishte edhe sulmuesja kosovare, Kosovare Asllani, e cila zhvilloi edhe paraqitjen e saj të parë nën fanellën e klubit spanjoll,

Ajo përmes një postimi në “Twitter” zotohet se në ndeshjet e ardhshme do ta bëjë më të mirën me klubin e Realit.

“Jam krenare që luajte ndeshje e parë zyrtare nën fanellën e Realit. Sot ne zhgënjyem, por misioni ynë është ta çojmë këtë klub përpara dhe të koncentrohemi në ndeshjen e ardhshme”, tha ajo.