26 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Sot shënohet 26-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Më 22 janar të vitit 1998, herët në mëngjes, 500 metra larg nga shtëpitë e Kullës së Jasharëve, lëvizën forca serbe duke sulmuar me armë të llojeve të ndryshme.

Pasi komandanti Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, sulmit serb iu përgjigjën Shaban e Hamëz Jashari, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas disa orë luftimesh, forcat serbe u detyruan të tërhiqen dhe kjo ishte hera e dytë që humbën betejën.

Gjatë këtij sulmi kishin mbetur të plagosura Selvete Jashari, vajza e Hamzës, e cila, pas marsit të përjetësisë, do të bëhej dëshmore dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.

Sulmet mbi familjen Jashari nuk do të ndaleshin.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin