Boksieri nga Klina, Rexhep Morina në Shkup, gati për turneun e madh

Të shtunën në një nga ngjarjet më të mëdha të boksit në Shkup, në mesin e shumë boksierëve në ring do të jetë edhe boksieri i Klubit të Boksit “Dukagjini” nga Klina, Rexhep Morina.

Morina po qëndron bashkë me boksierët e tjerë nga Kosova në Shkup.

Ata me këtë rast janë takuar me zv.Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Vlorat Gashi.

“Me zv. Ambasadorin ne Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Vlorat Gashi i cili na nderoj me prezencën e tij në Turneun Ndërkombëtar “ Gongu i Artë i 50-ti me radhë”
Falenderojmë z.Gashi për prezencën e tij dhe përhrahjen e dhënë ndaj bokserëve të kombëtarës së Republikës së Kosovës”, shkruhet në postim.