Deputeti i LDK-së: Qysh? Rugovën në foto e share postimet e Kurtit?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pasi në rrjete sociale ka parë se profile që e kanë ish-presidentin Ibrahim Rugova në fotografi të profilit dhe flamurin Dardan kanë shpërndarë statuset e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Qysh? Rugovën në profil, flamurin Dardan në foto, share postimet e Kurtit”, ka shkruar Mustafa duke pyetur ndjekësit e tij në ‘facebook’ se si e konsiderojnë një veprim të tillë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në rivalitet të madh që nga prishja e koalicionit të fundit dhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

SHARE