Rashit Qalaj shkarkon nga pozita e komandantit, dhënderrin e Hashim Thaçit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dje ka marr vendim që ta shkarkojë nga pozita e Komandantit të Trafikut Rajonal të Pejës, dhënderrin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Arben Visoqin.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se kreu i policisë, Rashit Qalaj e ka ulur në detyrë Visoqin të hënën për arsyeje ende të panjohura.

“Arbeni është shkarkuar nga detyra ndërsa ai do të caktohet në një pozitë tjetër më të ulët”, ka thënë burimi brenda Policisë.

IndeksOnline ka kontaktuar përmes telefonit edhe me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashin, i cili ka konfirmuar se nga sot kapiten Teki Syla është emëruar Komandant i Trafikut në Pejë.

Ai nuk ka treguar arsyet e ndërrimit të komandës, mirëpo e vërteta është që Visoqi më nuk është në pozitën të cilën e ka mbajtur deri më tani.