Kosova nis përgatitjet për ndeshjen me Turqinë, sot stërvitja e radhës

Pas fitores historike 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi dhe ka nisur përgatitjet për finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

Dardanët” sot do të zhvillojnë stërvitjen e radhës, e cila do të mbahet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:15,

Selektori Franco Foda, pas ndeshjes me Sllovakinë tha se menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen me Turqinë, duke synuar kualifikimin historik në Kupën e Botës.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të marten me 31 mars, nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku interesimi për ta parë këtë ndeshje është tejet i madh./