“Përfitime për Kosovën dhe Serbinë”, reagon ambasadori amerikan pasi Kurti e pranoi propozimin evropian

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai thotë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, raporton Indeksonline.

Në anën tjetër, ai thotë se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkruan Hovenier në Twitter.
Kujtojmë që dje, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka lënë të kuptohet që pasi Kosova e pranoi propozimin e EU, do ketë takime të niveleve të larta.

“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e EU. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak