RENOVOHET SHKOLLA “AZEM BEJTA” NË GRABANICË

RENOVOHET SHKOLLA “AZEM BEJTA” NË GRABANICË

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, ka vizituar sot Shkollën e Mesme të Ulët “Azem Bejta” në fshatin Grabanicë, ku ka për nga afër punimet e realizuara për instalimin e ngrohjes qendrore dhe investimet e tjera të brendshme në këtë objekt shkollor.
Kryetari Elezaj, me këtë rast uroi drejtorin, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle për këtë investim të realizuar, që do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe nxënësve iu krijon kushte shumë më të përshtatshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërsa drejtori i shkollës dhe mësimdhënësit falënderuan kryetarit për realizimin e këtij projekti të domosdoshëm, i cili sipas tyre iu jep mundësi të mbarëvajtjes së procesit mësimor në kushte të favorshme.

Me këtë projekt të realizuar, në këtë shkollë është investuar në renovimin e brendshëm të objektit dhe në instalimin e ngrohjes qendrore, investim ky i financuar nga Komuna e Klinës dhe që ka një vlerë buxhetore prej 24 800 euro.

SHARE