Disa lagje në Klinë, qe një javë pa ujë

Derisa temperaturat janë të larta, në disa lagje të Klinës, banorët po kanë mungesë të ujit.

Bëhet fjalë për disa lagje mbi stacionin e trenit.

Ata kanë thënë për Klina.info se ka një javë që janë duke pasur probleme, për shkak se nuk kanë ujë.

Ndërsa, kanë apeluar institucionet dhe Komunën që të ndërmarrin diçka./Klina info/