Kisha Katolike në Klinë organizon kamp veror për fëmijët: “Shtegtarët e Shpresës”

Kisha Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë po organizon një kamp veror për fëmijët e klasave 1 deri në 9, nën moton “Shtegtarët e Shpresës”, që do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 korrik 2025, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 12:00.

Ky kamp, që synon edukimin dhe argëtimin e fëmijëve gjatë pushimeve verore, ofron një program të pasur me lojëra, muzikë, art, aktrim, mësim, si dhe zhvillim personal dhe shpirtëror.

Regjistrimet për kampin bëhen në Zyrën e Famullisë në Klinë, ndërsa programi do të përmbyllet me meshë solemne më 13 korrik (e diel), në orën 18:00.

Ky aktivitet synon të ofrojë një hapësirë të sigurt, kreative dhe edukative për fëmijët, duke i ndihmuar ata të forcojnë miqësitë, besimin dhe vetëbesimin në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe fryme komunitare.