Kandidatja e PDK-së për deputete Arta Pantina vlerëson lart kontributin e Dr. Pashk Buzhalës

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Pantina, me numër 62 në listën zgjedhore, ka vlerësuar lart kontributin e Dr. Pashk Buzhalës, duke e cilësuar atë si një nga figurat që ka dhënë gjithçka për njerëzit dhe për vendin e tij.

Pantina theksoi se Dr. Buzhala, si mjek gjatë luftës, ka qenë pranë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shpëtuar jetë dhe duke sjellë shpresë në periudhat më të vështira për Kosovën.

“Ai është më shumë se një profesionist – është pjesë e historisë së Kosovës dhe simbol i guximit, përkushtimit dhe dashurisë për njerëzit”, u shpreh Pantina.

Sipas saj, ky takim është një kujtesë e fuqishme se njerëzit që punojnë me zemër dhe shpirt për vendin e tyre, lënë gjurmë të paharrueshme dhe janë frymëzim për brezat e rinj.