FFK iu kërkon tifozëve t’i ruajnë biletat edhe pas ndeshjes, për shkak të orës policore

Federata e Futbollit të Kosovës ju kërkon poseduesve të biletave për ndeshjen kundër Spanjës që t’i ruajnë ato edhe pas ndeshjes,

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se biletat duhet të ruhen edhe pas ndeshjes nga të pranishmit në stadion, që t’i kenë si dëshmi pas ndeshjes Kosovë – Spanjë për lëvizje gjatë orës policore.

Kosova ndeshet sonte me Spanjën në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për botëror.