Joshua dhe Fury në UFC?

Së shpejti pritet të lansohet video-loja UFC 4.

Brenda kësaj loje pritet të ketë shumë befasi nga ‘EA Sports’ , transmeton Indeksonline.

Sipas ‘youtuberit’, Brian Mazique UFC 4 do të jetë në ‘Playstation’ 4 dhe 5, po ashtu në ‘Xbox’ X dhe One.

Por, në këtë edicion të ri të kësaj loje, do të jenë edhe dy figura të rëndësishme të botës luftarake.

Siç raporton Mazique në UFC 4 do të jenë edhe dy boksierët e njohur, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Ndërsa, Connor McGregor nuk pritet të jetë në ‘coverin’ e lojës për shkak se është pensionuar nga ky sport.

Kurse, Joe Jones pritet të jetë luftëtari i rendituri më së larti në këtë ndeshje.