Inter apo Milan? Kush do të fitojë derbin e Madonninës

Sonte do të zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenj italianë dhe botëror.

Dy skuadrat nga Milano, Interi dhe AC Milan do të zhvillojnë ndeshjen e 245-të në historinë e këtij derbi, në një ndeshje që premton çdo herë spektakël.

Në të gjitha garat, Interi ka gjithsej 91 fitore ndërsa Milani 82 dhe 71 herë ndeshja ishte mbyllur me barazim.

Kujtojmë se ndeshja Inter-Milan, do të zhvillohet sonte në orën 20:45.