Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të shtunën

Të shtunën në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.Instituti njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.IHMK-ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.