Temperaturat deri në 20 gradë, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për moti që parashihet të mbajë këtë javë në vendin tonë,

“E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndersa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

E martë- Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E merkurë- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.”