Humanizmi i Hoxhë Blerim Musliu për Ramazan: Dhurohen pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara në Klinë

Në frymën e solidaritetit dhe humanizmit që sjell muaji i shenjtë i Ramazanit, Hoxhë Blerim Musliu ka dhuruar pako ushqimore dhe miell për disa anëtarë të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Klinë.

Ky gjest bamirësie u realizua me qëllim të lehtësimit të barrës ekonomike për familjet në nevojë dhe për të sjellë sadopak gëzim në këto ditë të shenjta.

Përfaqësuesit e shoqatës shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin dhe humanizmin e treguar, duke theksuar se iniciativa të tilla janë shembull i solidaritetit dhe kujdesit shoqëror.

Veprime të tilla dëshmojnë se bashkimi rreth vlerave humane mbetet një forcë e madhe për komunitetin.