Kapen rreth 6000 euro mallra të kontrabanduara

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me  pjesë për Motor-sharra.

Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.