Qeveria miraton masat e reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur online ka miratuar masat e reja për mbrojtje ndaj COVID-19.

Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;

Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;

Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.