Gruaja e godet burrin me enë kuzhine në Fushë-Kosovë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë,

Burri ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht me një enë kuzhine nga gruaja e tij.

I njëjti ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 08.09.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /