QKMF “Nënë Tereza” në Klinë shkon në finale për Turnirin e Pavarësisë organizuar nga Komuna e Klinës

Ekipi i QKMF “ Nënë Tereza “ në finale të Turnirit për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë se Kosovës.

QKMF “Nënë Tereza”, ka shkuar në finale pas ekzekutime të penalltive ta eliminoi ekipin e Policisë dhe FSK-së, ku përfundoi në kohë me rezultat 2:2.

Në finale QKMF e pret fituesin e ndeshjes që do të zhvillohet në mes Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Sferkë dhe Hidro Drini.

Finalja luhet të premten në ora 19:00 në palestrën “Adem Jashari” në Klinë./Klina info/