Katër të lënduar në aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha tha se të përfshirë në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Ai shtoi se shkaktuar i aksidentit dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore.

“Me datën 09/06/2020 rreth orës 16:40 në rrugen Prishtinë-F.Kosovë , është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore , ku janë të perfshira dy automjete: 1. Opel Astra ngjyrë hiri pa targa, shofer(i lënduar), dhe 2. VW Pollo ngjyrë e zezë me targa vendore, shofer (i lënduar). Lëndime kanë marrë edhe dy persona tjerê(pasagjerë). Policia me njësitet e saj po kryen hetimet lidhur me shkaktarin e aksidentit dhe sipas informatave fillestare shkaktari dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore”.

Policia e Kosovës bën thirrje që gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm.

“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të jenë me vigjilent dhe shenjat e trafikut t’i respektojnë me përpikëri. Përndryshe Policia e Kosovës vazhdon dhe do të vazhdoj ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerancë do të aplikohet në ketë aspekt, me të vetmin qëllim sigurinë me të madhe në rrugët tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore”./Klina.info/