Policia arreston kameramanin Albion Selitaj gjatë ndërhyrjes në zyret e “Agro Kosova Holding”

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në zyret e ndërmarrjes ”AgroKosova Holding”, raportohet për të paktën një person të arrestuar.

Sipas Ekonomia Online, bëhet fjalë për kameramanin e kësaj agjencie të lajmeve, Albion Selitaj, për të cilin thuhet se ishte duke mbuluar direkt ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për marrjen nën menaxhim të zyrave të ndërmarrjes ‘’Ago Kosova Holding’’, të cilët kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.

Sipas disa informatave, ai po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Suharekë.