Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Klinës

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu ka bërë apel për banorët e Klinës që të kenë kujdes dhe që të mbahet distanca, pra të respektohen rregullat.
Postim i Sejdiut

Të nderuar qytetarë

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Klinës në fazën e dytë sipas komunikimeve më IKSHP, është kjo:
➡️Totali /raste- 10
➡️Të shëruar -2
➡️Raste aktive me banim në Klinë -6
➡️Vdekje -1
➡️Hospitalizime- 3
Shtabi Komunal Emergjent, përsëri iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe dezinfektimin e duarve ,ambienteve etj . Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është tregues për kulturën dhe ndergjegjjen kolektive për shëndetin publik por edhe për suksesin e përbashkët.
? Nese keni pasur kontakte me pacientë pozitiv ,të dyshuar etj vetizolohu 14 ditë dhe trego ndërgjegjje të lartë?
➡️Të gjithë pacientët që kanë simptoma për Covid 19 apo dyshime të kontaktit të lajmerohen 24H në Tel:039471791/QKMF-Klinë
Ndërsa të gjithë ju që jeni TESTUAR dhe po prisni REZULTATIN ju lutem të shkruani SMS me të dhënat personale në 049-79-79-29 në mënyrë që të koordinohemi me IKSHP-në.