Futi ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19, kapet në flagrancë një person në Muçibabë

Policia e Kosovës dje rreth orës 20:00, në fshatin Muçibabë, ka kapur në flagrancë një person, i cili me veturën e tij kishte futur ilegalisht në Kosovë rreth 900 teste për COVID-19 dhe rreth 20 ftohëse, njoftojnë

Ky veprim është cilësuar nga Prokurori Kujdestar si “kontrabandim me mallra”.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, është bërë konfiskimi i veturës me të cilën dyshohet se është bërë kontrabandimi dhe mallit të futur duke shmangur procedurat doganore.

Po ashtu, ndaj ngasësit të veturës është urdhëruar edhe ndalimi policor prej 48 orësh.